“British Museum” blen 103 vizatime të humbura të Hokusait

ATSH-AFP/ – “British Museum” njoftoi blerjen e 103 vizatimeve, të humbura që prej për më shumë se 70 vitesh, të piktorit të famshëm japonez Hokusai (1760-1849), vizatimi i njohur “Vala” i të cilit mori reputacion botëror.

Të gjitha këto vizatime bardhë e zi janë bërë nga mjeshtri japonez në vitin 1829, kur ai ishte 70 vjeç, për të shërbyer si ilustrime për një libër që nuk u botua kurrë.

Skicat e “humbura” u panë për herë të fundit publikisht në një ankand në vitin 1948, para se të rishfaqeshin vetëm në 2019 në Paris.

Sipas “British Museum”, i cili strehon një nga koleksionet më të rëndësishme të piktorit japonez jashtë vendit të tij të lindjes, këto vepra kanë një rëndësi të veçantë sepse vijnë nga një periudhë jo shumë pjellore e jetës e artistit, i cili do të kalonte në atë kohë një seri dramash personale./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close