Europol: Tregtia e drogës u rrit gjatë pandemisë

ATSH-DPA/ – Tregtia e paligjshme e narkotikëve lulëzoi gjatë pandemisë së koronavirusit, tha sot një specialist i Europol.

”Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut në Europë ka arritur shuma rekord”, tha Sascha Strupp, analist strategjik për trafikun e drogës në agjencinë e zbatimit të ligjit të BE.

“Koronavirusi nuk kishte ndonjë ndikim në kontrabandën përmes rrugëve detare”, shtoi ai.

Megjithëse ishte e vështirë të vlerësohej saktësisht se sa drogë ishte kontrabanduar, hetuesit panë një rritje në sasinë e drogës së konfiskuar.

Në gjysmën e parë të vitit 2020, më shumë se 25 000 kilogramë kokainë u kapën në portin e Roterdamit, më shumë se dyfishi i asaj që u gjet në të njëjtën periudhë të vitit 2019 – një vit në të cilin 34 000 kilogramët e kokainës së konfiskuar kishin qenë tashmë një rekord .

Policia holandeze muajin e kaluar gjeti laboratorin më të madh të kokainës të zbuluar ndonjëherë në vend, që përpunonte rreth 200 kilogramë kokainë në ditë, në qytetin Nijeveen, afër kufirit gjerman.

Sipas Europol, shumica e kokainës mbërrin në Europë përmes Holandës, Belgjikës dhe Spanjës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close