Kalueshmëria në Testin e Maturës në afatin e parë :67.44 për qind

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i parë), sipas të cilave rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 67.44 përqind. Prej këtij rezultati, 67.38 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 77.32 përqind në gjuhën boshnjake dhe 62.44 në gjuhën turke.

Sipas një komunikate për media të lëshuar ngë MASH-i, thuhet se në test kanë marrë pjesë 25.362 nxënës, nga 26.699 që e kanë paraqitur testin, prej të cilëve 17.105 e kanë kaluar testin, ndërsa për 8.257 maturantë do të mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës.

Kryetari i KShM, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie, për të cilën gjë i ka falënderuar të gjithë akterët pjesëmarrës në proces, ndërsa tha se rezultatet e nxënësve janë të kënaqshme.

Berisha bëri të ditur se janë 63 maturantë, të cilëve iu është anuluar testi, për shkak se kanë tentuar të përdorin telefonin, ndërsa nuk ka pasur parregullsi që do ta dëmtonin procesin.

KShM ka bërë të ditur se të gjithë ata maturantë, të cilët konsiderojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë me rastin e vlerësimit, afati i ankesës është 3 ditë dhe kjo drejtë ushtrohet në shkolla, respektivisht në drejtoritë komunale të arsimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close