Kryeministrit Hoti ia kërkojnë të hiqet kufizimi i orarit, të lejohet puna në restaurante

Gjendja e rëndë e sektorit privat si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahja e mjaftueshme e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat nga ana e Qeverisë është arsyeja që kërkohet nga Qeveria që menjëherë të largohen kufizimet e orarit dhe të lejohet puna e restauranteve brenda, thuhet në kërkesën që OAK e ka dërguar te kryeministri i Republikës së Kosovës.

Mos funksionimi i bizneseve, në veçanti të sektorit të gastronomisë, gjatë periudhës së pandemisë si dhe vendimet për kufizim të orareve të punës, kufizim përveç që po ndikon në dëmtim të bizneseve, po ndikon negativisht edhe në ekonominë vendore.

Ky vendim është marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, mirëpo duke parë lëvizjet e shumta që qytetarët e Republikës së Kosovës po bëjnë jashtë vendit për të vizituar bregdetin dhe masat e pakta që janë në këto vende, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të lejohet funksionimi normal i bizneseve të gastronomisë dhe ky vendim të anulohet.

OAK konsideron që për ndryshim të këtij vendimi duhet të merren masa për kontrollim dhe respektim të rregulloreve për fuksionimin e këtyre bizneseve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close