Kur je i dehur e paguan taksinë edhe me… medalje ari!

ATSH/ – Ka gjëra që nuk mund të harrohen edhe pse për gjithçka tjetër mendon interneti.

”Një atlet që fitoi medaljen e artë në 2015, pasi u deh pagoi taksinë me medaljen e fituar”, shkruhet në faqen italiane të internetit Today.it.

Çfarë ndodhi?

Polaku Pawel Fajdek, kampion bote në hedhjen e çekiçit në Pekin, kishte fituar medaljen e artë.

Një sukses i madh, sigurisht, nga ato që mund t’u tregohen nipërve dhe mbesave. Por, këtu hyn në lojë një pakujdesi e bujshme: atleti i lindur në 1989, u deh duke festuar fitoren dhe, pasi mori një taksi për në hotel e pagoi atë jo më pak se me… medaljen e artë.

Ndodhi kur kampioni ishte ende në Pekin, menjëherë pas fitores: gëzimi, festimet në një restorant në kryeqytet, alkooli (padyshim shumë) dhe më pas vendimi për t’u kthyer në hotel.

Pawel vuri re gabimin vetëm të nesërmen, pasi kishte mbaruar “aventurën” dhe menjëherë njoftoi policinë e Pekinit duke pranuar pakujdesinë dhe duke kërkuar ndihmë.

Tashmë ka nisur procesi i gjatë për të gjetur numrin e taksisë dhe gjithashtu për të provuar se ai është pronari legjitim i trofeut./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close