Letra e rrallë e Nënë Terezës ku ajo shkruan shqip:“Unë dot lutem shumë për yu, Zoti kjoft me yu”

ATSH/ “Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën”, janë disa nga fjalët e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë në tetorin e vitit 1989. Ekspozohet për herë të parë letra e shkruar nga Shën Tereza, në të cilën pas më shumë se një dekade shkruan edhe në gjuhën e saj amtare, në shqip.

Në moshën 79-vjeçare, pasi përmes dhembshurisë kishte marrë vlerësimin e mbarë botës perëndimore dhe një sërë çmimesh prestigjoze përfshi dhe atë Nobel, Shën Tereza shkeli për herë të parë në Tiranë, qytetin ku kaluan pjesën më të madhe të jetës e ëma dhe motra e saj. Anjezë Gonxhja e Shkupit u rikthehej territoreve ku flitej gjuha e saj amtare, të cilën edhe pse nuk e përdorte prej vitesh, e ka lënë të shënuar në një nga letrat që ekspozohen.

Tri letrat e shkëmbyera me kreun e shtetit shqiptar të asaj kohe rrëfejnë përmes fjalës së kujdesshme të hedhur në fletë fletoreje me shkrimin e vetë shënjtores shqiptare këtë udhëtim dhembshurie dhe dashurie për të varfërit, të vobektët por edhe për kombin pjesë e së cilit ishte.

“Unë dot lutem shumë për yu, Zoti kjoft me yu”. Ky shkrim në gjuhën shqipe hedh poshtë çdo pikëpyetje të ngritur nga studiuesit se ajo ka shkruar në shqip deri në fund të viteve ‘70.

Ekspozita pasurohet nga një fotografi e vizitës së Shën Terezës në Shkodër, në marsin e vitit 1991, kapur në celuloid nga fotografi i njohur francez Michel Setboun.

Tre dorëshkrimet e Nënë Terezës, përfshi edhe letrën, e cila vjen për herë të parë në origjinal për sytë e publikut, u ekspozuan në vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj në COD, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në praninë e Kryeministrit, përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe akademikëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido tha se fjalët e saj në gjuhën amtare përmbajnë simbolikën e mbrujtjes së traditës së kombit nga vjen, që i mundësoi të bëhej përtej kombeve shenjtorja e të varfërit dhe të vobektit, e humanizmit dhe e dhembshurisë, e mbi të gjitha shënjtorja e dashurisë së njeriut ndaj njeriut.

Imzot George Frendo, Kryetari i Konferencës Ipeshvore të Shqipërisë i cili tha se Nënë Tereza edhe pse një murgeshë katolike ajo është ikonë për të gjithë shqiptarët, për të gjithë shoqërinë, ndërsa tha se Nënë Tereza është personazhi më popullor i shekullit të XX.

Studiuesi Shaban Sinani ndau me të ftuarit se sa i lumtur ndihej që ai kishte patur fatin të takonte Nënë Terezën në vitin 1993 dhe se në atë takim kishte bërë një gabim pasi i kishte kërkuar Nënë Terezës një intervistë dhe përgjigja e saj kish qenë e shkurtër duke i thënë se nuk kishte dhënë kurrë ndonjë intervistë por nëse do të donin mund të thonte diçka për gazetë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD në datën 5 shtator 2020 nga ora 09AM-09PM.

Hyrja në ekspozitë është e lire, duke respektuar rregullat mbi masave kufizuese të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në vijim ekspozita do të projektohet në fasadën e jashtme të ndërtesës së Kryeministrisë në datat 5, 6 dhe 7 shtator 2020 nga ora 20:00 – 00:00.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close