Politikani opozitar rus Navalny del nga koma

Spitali gjerman që po trajton liderin opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se gjendja e kritikut të Kremlinit është “përmirësuar” dhe se ai është “duke iu përgjigjur stimujve verbalë”.

Spitali Charite në Berlin ka thënë përmes një deklarate të hënën se 44-vjeçari është “larguar nga koma e induktuar” dhe se “po largohet nga ventilimi mekanik”.

Megjithatë, spitali ka thënë se është shumë herët “për të vlerësuar efektet potenciale afatgjate të helmimit të tij të rëndë”.

Gjermania ka thënë se Navalny është helmuar muajin e kaluar në Siberi me agjent nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok.

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht në avion, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.

Aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohet në spital.

Pas spitalit siberian, ai më vonë është transferuar në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.

Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close