Ulje e suksesshme në Tokë e një anijeje të ripërdorshme kozmike

ATSH-DPA/ – Një anije e ripërdorshme kozmike, e nisur nga Kina, u ul me sukses në Tokë sot, pasi orbitoi për dy ditë, njoftoi media shtetërore kineze.

Anija kozmike u lëshua në Kinën Veriperëndimore të premten në Qendrën e Lëshimit të  Satelitëvee ”Jiuquan” me ndihmën e një transportuesi ”Long March-2F”.

Kina ka punuar në një anije kozmike të ripërdorshme që nga viti 2017, si pjesë e ambicieve të saj për të zgjeruar operacionet hapësinore.

Faqja web e industrisë ”Space News” tha se Kina shpreson që anija e saj të funksionojë njësoj si anijet hapësinore të ripërdorshme X-37B të forcave ajrore të SHBA-së.

Korporata Shkencore dhe Teknologjike Hapësinore e Kinës ka thënë se ajo shpreson që një ditë të operojë me anije kozmike të ripërdorshme që mund të ngrihen dhe të ulen si një aeroplan për të transportuar mallra dhe njerëz në hapësirë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close