Artan Abrashi: VV është në pritje të nënshkrimeve për rrëzim të qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje e quan të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë. Për këtë, sipas tyre, qeverisja e ardhshme nuk ndien asnjë obligim që t`iu qëndrojë prapa kompromiseve të kryeministrit Avdullah Hoti.

Artan Abrashi nga Vetëvendosje, tha se VV është në pritje të nënshkrimeve për rrëzim të qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ka arsyeje të mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë e paligjshme, mocioni është gati”, tha ai sot në emisionin IMAZH në RTK. Sipas tij me rrëzimin e qeverisë Hoti, do të jetë mirë për të gjithë. Abrashi ka ftuar PDK-në për bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Ai ka kritikuar Hotin për marrëveshjen në Uashington. “Për neve është e pa pranueshme, që Ujmani të jetë në marrëveshje, pikë tjetër është minishengeni, ky është një projekt për hegjemonizëm. Vet z.Hoti e ka quajtur Jugosllavi të re, ky projekt nuk është interes i joni”, tha ai.

 

Autor: RTKlive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close