KFOR:Takimin Hoti – Stoltenberg s’’ka të bëjë me incidentet e Karaçevës

Misioni i KFOR’it në Kosovë ka sqaruar natyrën e takimit që do të ndodhë sot mes  kryeministrit Avdullah Hoti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka thënë se takimi Hoti-Stoltenberg ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet e kohëve të fundit siç është ai i Karaçevës, raporton Gazeta Express.

“NATO dhe KFOR-i theksojnë se misioni i KFOR’it mbetet i pandryshuar për të mbajtur një ambient të sigurtë dhe liri të lirë të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244. Takimi mes sekretarit të përgjithshëm të NATO’s dhe z. Avdullah Hoti është i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet specifike të kohëve të fundit. NATO vazhdon të përkrahë dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja mes Beogradit dhe Prishtinës i cili është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në komunikatën e KFOR’it.

Kryeministri Avdullah Hoti do të takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në selinë e NATO’s në Bruksel.

Hoti dje ka zhvilluar takimin e nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për të vazhduar dialogun mes dy shteteve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close