Punimet në qendër të Gjilanit/Bukuria e rreme nga droni dhe e vërteta e shëmtuar në tokë!

Herë pas here në komunën e Gjilanit janë bërë disa punë ndërtimi të infrastrukturës,sidomos në shtrimin e udhëve nëpër qytet.

Dhe ato fillojnë e disi kurrë s’përfundojnë.Si zakonisht ndërtohet dri në një shkallë diku pastaj fillohet diku tjetër e diku s’mbarojnë ,kurrë si për shembull në udhën e Kumanovës ku banorët i mbyti pluhuri që pothuajse është bërë i padurueshëm.

Edhe kjo në qytet e cila ishte njoftuar me popmozitet ,ende gjendet në fazë të papërfunduar.gjithandej duke u punuar nga pak,gjëra të lëna të papërfunduara!!

Këta ia kanë marrë dorën propagandës dhe mashtrimit të opinionit sikur po bëjnë diçka të madhe.
Strategjia:Sapo të shtrohet ndonjë kilometër me asfalt menjëherë të nxirren kamerat,edhe kryetari i komunës të dalë aty dhe të reklamohet sikur po bahet diçka e madhe,sepse e kanë kuptuar ata që kur asfalti është i ri duket më bukur ,dhe mundësisht të nxjerren vetëm pamjet e asfaltit të shtruar e taze pa i dhënë rëndësi anëve të cilat duken shkret të papërfunduara e që zgjatë me vjet derisa të përfundohen.Nga droni asfalti i sapo shtruar duken bukur,por kur zbret në tokë dhe shikon realitetin të hiqet ngazëllimi i rremë.

Për cilësinë të mos flasim.Çdo metër asfalt që qitet në tokë është i dobët,ose qitet në terrenin e papërgatitur mirë për të.Ai bukvalisht prishet brenda muajve.

E shihni këtë “zebër” të bukur që s’ka javë që është rregulluar në qendër të qytetit s’bashku me asfaltin e ri?Ja si duket tash në këto ditë.Po si do të duket ky pas disa muajve e viteve??Do të zhduket fare.Sepse është vetëm një ngjyrë që e fshinë pluhuri,gërvishtja dhe uji!!

Në qendër ku është zgjeruar udha e shtruar dhe ku është bërë edhe një rrethrrotullim,askush nuk është i sigurt se është nevojitur të bëhej ky rirregullim i udhës.

Në fakt ,në njëren anë të udhës në qendër nuk është lënë hapësirë për trotuar!Udha nëpërmes parkut iu është lënë këmbësorëve dhe pushuesëve të parkut.Disi pa lidhje ,pushuesit ose ata që rrinë për gjëra të tjera dhe këmbësorët që ecin nëpër këmbët e atyre që rrinë ulur në park!!
Në fakt as që asht dashur të harxhoheshin para të buxhetit për një gjë të tillë.Por sikur te ne ma asgjë nuk bëhet me kohë,mirë,dhe pa hile.

/Xhelil Arifi/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close