Zevi:Ambasada e Kosovës, në Izrael afër Ambasadës së ShBA-së

Njohja verbale e Kosovës, nga ana e kryeministrit izraelit ka bërë që të diskutohet edhe lokacioni i mundshëm i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Flori Zevi, aktivist hebrej, tha se është shumë me rëndësi që Izraeli ka filluar bashkëpunimin me Kosovën me njohje të ndërsjellët.

“ Qeveria e Ksoovës duhet të fillojë sa më shpejt procesin dhe të hap sa më shpejt Ambasadën e Kosovës në Izrael, Izraeli do t’ia bëj një dhuratë Kosovës, vendi i Ambasadës së Kosovës do të jetë afër Ambasadës së SHBA-së”, tha ai sonte në RTK.

Sipas tij Kosova do të përfitojë shumë nga njohja reciproke.

“Kosova do të përfitojë ekonomikisht në shumë fusha, Kosova do të ketë përfitime në shumë fusha, arsim, ambient etj”, tha ai.

 

Autor: RTKlive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close