​Ministri Zemaj: Shkollat duhet të respektojnë masat antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur për masat që institucionet arsimore duhet të ndërmarrin në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë koronavirus.

Ai gjatë një vizite sot në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, ka thënë se çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese si, ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore, mbajtja e maskës, si dhe përdorimi i dezinfektuesve.

Ministri Zemaj gjatë kësaj vizite është informuar lidhur me përgatitjet që kjo shkollë ka bërë për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe hapat e nevojshëm që janë ndërmarrë për t’u mbrojtur nga virusi, si dhe ka dorëzuar një donacion simbolik me maska dhe dezinfektues.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close