U zbulua se çfarë i ndodhi vullnetarit mbi të cilin u testua vaksina e Oksfordit kundër covid 19

Pas fazave të suksesshme të para dhe të dyta të vaksinës së Oksfordit, janë rritur shpresat se vaksina mund të jetë një nga të parat në treg.

Mirpo provat përfundimtare klinike të vaksinës kundër covid 19, të zhvilluara nga Astra Zeneca dhe Universiteti i Oksfordit, u pezulluan pasi pjesëmarrësi i studimit pati një reagim anësor. Kompania farmaceutike nuk dha detaje rreth reagimit negativ të zhvilluar nga një prej vullnetarëve të vaksinuar.
Në ndërkohë, u shfaq informacioni se ai mori mielit tërthor, pra inflamacion të palcës kurrizore.

Astra Zeneca e përshkroi ndërprerjen si “rutinë” dhe sëmundjen si “të pashpjegueshme”. Sidoqoftë, “New York Times” raporton se një vullnetar në grupin britanik të të vaksionuarve zhvilloi një sindromë inflamatore që prek palcën kurrizore dhe që mund të jetë rezultat i një infeksioni viral ose një shpërthimi të një sëmundjeje autoimune.

Kjo sëmundje përfshin një prerje të plotë të palcës kurrizore, e cila parandalon komunikimin midis trurit dhe trupit nën nivelin e inflamacionit. Simptomat manifestohen vetëm në pjesën e trupit nën vijën e inflamacionit dhe kanë të bëjnë me lëvizjen e vështirë dhe problemet shqisore.

Koha e diagnostikimit, si dhe nëse ka lidhje me vaksinën e marrë, është ende e panjohur. Një hetim i pavarur do të përcaktojë vetëm nëse sëmundja është pasojë e reagimit ndaj vaksinës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close