INSEE:Në Francë 9,3 milionë të varfër në vitin 2018

ATSH-AFP/ – Në vitin 2018 Franca regjistroi rreth 9,3 milionë persona të konsideruar të varfër, ose 14,8% të popullsisë, sipas shifrave përfundimtare të lëshuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INSEE).

Përkufizimi i një personi të varfër krahasohet me kriteret franceze, domethënë më pak se 1 063 euro në muaj për një person.

Ky është një prag i cili korrespondon me 60% të standardit mesatar të jetesës së popullatës, që në vitin 2018 arriti në 1 771 euro në muaj.

“Kjo rritje, e cila vjen pas katër vitesh stabiliteti relativ, shpjegohet kryesisht me rënien e ndihmave të strehimit, ndihmë e marrë nga një në dy familje”, sqaron instituti në raportin e tij.

Sipas institutit europian të statistikave, Eurostat, i cili përdor një prag të ngjashëm krahasimi, 13,4% e popullsisë franceze ishte në rrezik varfërie në vitin 2018.

Si krahasim, kjo shifër arrin në 20,3% në Itali, 21,5% në Spanjë ose 16% në Gjermani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close