Kryeministri Hoti tregon bisedën për vizat në Bruksel

Kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në Bruksel ku është takuar me anëtarë të Parlamentit Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka thënë se gjatë këtij takimi me eurodeputetë është  biseduar me theks të veçantë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sot isha mysafir special në takimin e parë të Grupit të Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Ky takim me antëarët e parlamentit është organizuar nga Lukas Mandl të cilin e falenderoj për përkushtimin për të sjellur Kosovën më afër BE’së, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave”.

Kryeministri Hoti gjatë vizitës zyrtare në Bruksel do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close