Pompeo: Pas helmimit të Navalnyt qëndron Moska

ATSH-ANSA/ – Helmimi i opozitarit të njohur rus, Alexei Navalny me sa duket është orkestruar nga zyrtarë të lartë në Moskë, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Pompeo përsëriti se Uashingtoni dhe të gjithë aleatët e tij europianë duan që Rusia “të mbajë përgjegjësi”, duke shtuar se ”SHBA do të përpiqen të identifikojnë fajtorët”.

“Është diçka që ne do ta shqyrtojmë, vlerësojmë dhe do të sigurohemi që të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të zvogëluar gjasat që diçka e ngjashme të ndodhë përsëri”, shpjegoi ai.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh i akuzuar për qëndrime të buta ndaj homologut rus, Vladimir Putin, shpjegoi se ai “nuk ka parë ende” provat e helmimit të Navalny, ndërsa Gjermania tashmë kishte pohuar se ai ishte helmuar nga agjenti nervor Novichok./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close