Shqipëri-Maqedoni e Veriut, shkëmbim të dokumentacionit arkivor për Nënë Terezën

ATSH/ Arkivi Qendror Shtetëror dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut do të shkëmbejë kopje të dokumentacionit arkivor të materialeve që bëjnë pjesë në fondin e Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezën.

Në një njoftim për shtyp Arkivi Qendror Shtetëror thekson se “me rastin e përkujtimeve të 110-vjetorit të lindjes dhe 4-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Departamenti për hulumtimin e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut pranë ITSHKSH-së në Maqedoninë në Veriut dhe Arkivit Qendror Shtetëror, do të bëjnë shkëmbimin e ndërsjellë të kopjeve të dokumentacionit arkivor që ruhet aktualisht në këto dy arkiva respektive të materialeve që bëjnë pjesë në fondin e Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës). Kjo procedurë do të realizohet në formate të ndryshme të kopjeve”.

“Ky shkëmbim dokumentacioni do të bëhet për të pasuruar fondet e arkivave dhe për t’u mundësuar qytetarëve të të dy vendeve të kenë akses të plotë në fondin e njësuar të Nënë Terezës”, – thekson Arkivi Qendror Shtetëror.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë vijon të ketë bashkëpunim reciprok me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, në fusha të përbashkëta të ruajtjes së trashëgimisë tonë kulturore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close