”Vivo” paraqet smartfonin që ndryshon ngjyrën me një prekje

ATSH-ANSA/ – Në të ardhmen e afërt mund të mos ketë më nevojë për të zgjedhur ngjyrën e telefonit celular, sepse mund ta ndryshojmë sipas dëshirës duke prekur një buton.

Ideja vjen nga kompania kineze ”Vivo”, e cila ka zbuluar prototipin e një pajisjeje me një trup të bërë nga qelqi elektrokromik, i aftë të ndryshojë ngjyrën me energji elektrike.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social kinez Weibo dhe më pas te shfaqur edhe në YouTube, Vivo tregoi një smartfon të aftë të kthehet nga blu-vjollcë në argjend.

Xhami elektrokromik, një material i përdorur në ndërtim, për shembull në fasadat e qelqit të ndërtesave, e bën të mundur këtë.

Risia nuk ka vetëm një qëllim estetik, por edhe një funksional.

Ndryshimi i ngjyrës së trupit mund të përdoret për të sinjalizuar një mesazh ose thirrje hyrëse, alarmin ose një orar të dëshiruar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close