Albin Kurti:Tri viktimat shqiptare shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se sulmet e 11 shtatorit, më shumë e bashkuan se që e ndryshuan botën.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.

Shkrimi i plotë:

Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë.
Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë.
Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.
Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close