Grenell ia përkujton Vuçiqit se ka nënshkruar për të zhvendosë ambasadën në Jerusalem

Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raportime se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq mund të shkelë marrëveshjen e arritur në SHBA duke refuzuar zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem. Por se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, e ka konfirmuar emisari Richard Grenell

Grenell ka bërë “retweet” një shkrim në Twitter, ku thuhet se Vuciq indirekt e ka konfirmuar marrëveshjen që e nënshkroi.

“Pavarësisht thashethemeve, Vuciqi i Serbisë ka refuzuar të mohojë se shteti i tij do ta zhvendosë ambasadën në Jerzalem. Në fakt, ai indirekt e konfirmoi se çfarë ka nënshkruar në Washington”, thuhet në këtë shkrim.

Vlen të theksohet se kjo gjë ka qenë pjesë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan.

Donald Trump e ka siguruar Kosovën në anën tjetër, se në bazë të marrëveshjes, Izraeli e njeh si shtet të pavarur.

Ndër të tjera marrëveshja e arritur përmban më shumë çështje ekonomike, ku përfshihen edhe invistime miliona eurosh në vend.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close