Ka ndrruar jetë korrespodenti i RTK-së në ShBA, Sulejman Gashi

Ka ndërruar jetë korrespodenti i RTK-së në ShBA-së, Sulejman Gashi, ka njoftuar familja e tij.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, më 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vjet më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.

Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejet të vështirë për familjen dhe farefisin tonë.

Me respekt,

Familja e z. Sulejman Gashi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close