Mikrobiologu Lul Raka tregon si duhet të funksionojnë teatrot dhe kinematë gjatë pandemisë

Mikrobiologu Lul Raka ka folur për gjendjen me pandeminë COVID-19, ndërsa ka bërë të ditur se Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër COVID-19 ka thënë mendimin për hapjen edhe të teatrove dhe kinemave, por me rekomandime strikte.

Raka në këtë intervistë për Telegrafin ka dhënë detaje se si duhet të funksionojnë teatrot dhe kinematë në kushte pandemie.

“Javën e kaluar që e kemi pasur takimin, Bordi e ka dhanë pëlqimin apo mendimin, sepse Bordi nuk merr vendim vetëm e jep mendimin. Këshilla e Bordit është për hapjen edhe të kinemave edhe teatrove, normal me kufizime, me rekomandime strikte”, tha ai.

Sipas tij, shembull nëse janë 100 karrige, duhet që në çdo të dytën karrige të ulet dikush, një rresht të jetë i zbrazët.

“…25 për qind e kapaciteteve, të cilat e kanë distancën, e kanë maskën edhe e kanë kontrollin. Në kinema edhe në teatro ndoshta është shumë më mirë se në gastronomi”, tha mikrobiologu Raka.

Ndryshe, Raka në emisionin “Përballje”, ka folur për situatën pandemike në Kosovë, për valën e dytë të përballjes me pandeminë, për hapjen e teatrove e kinemave, për sport e edhe për hapjen e shkollave në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se edhe për institucionet shëndetësore, situata do të jetë më lehtë e menaxhueshme nëse zbatohen masat parandaluese, kurse sipas Rakës nuk do të ketë numër të madh të rasteve në valën e dytë të pandemisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close