Qytetarët e Gjilanit presin ujin me orë të tëra,e kur vjen është i papërdorshëm!!

Banorët e Gjilanit jo vetëm se përballen me reduktime të ashpra të të ujit të pijshëm nga ujësjellsi ,por edhe kur fillojnë të rrejdhin çezmet e tyre,uji ose nuk arrinë deri lartë në kate ose edhe më keq;ai ujë është si me pasë sjellë nga ndonjë kanalizim i flliqtë e jo nga ujësjellsi.

Është i turbullt,jo i kthjellët,plot ndryshk a kushedi se çfarë gjendet në të.Këtë më së miri e dëshmon edhe fotojo që po shihni më podhtë:

Është një shishe e mbushur në mesditën e datës 11 shtator (sot) në çezmen e oborrit të një shtëpie në lagjen Arbëri.

Këta banorë kanë pritur një kohë të gjatë t’iu vijë uji,e kur ka ardhur ka qenë i papërdorshëm.
Ka mundësi që dikush edhe nuk e ka hetuar se uji është në gjendje të tillë dhe ka mundur nga gutia të mbushë enët për të zier apo diç tjetër në shërbim shpie.

Si ka mundësi që një ujë në gjendje të tillë të lëshohet të rrjedhë nëpër gypat e qytetit,këtë e dinë veç kompetentët që në fakt vetëm kompetenë nuk janë.

/Xh.Arifi/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close