SISTEMI I SHËNDETËSISË I CILI DO T’MUND TI SILLTE KOSOVËS RETH 2 MILIARD EURO NË VIT!

Nga Ahmet Asani
Sipas nje llogarie te thjeshtë vetem ne Europën Perëndimore duhet te jenê diku rreth 100.000 pensionerê nga Kosova, shumica e të cilëve deshire te fundit e kane qe pleqerine ta kalojne ne Kosove, por që nuk mund ta marrin nje vendim te tille mu shkaku i sistetimit të dobët të mjeksisë ne Kosovë! Sikur keta pensionerë e pensionere te diaspores te jetonin ne Kosove, Kosova do te kishte edhe nje hyrje shtese prej minimum 2 miliard euro ne vit!
Një dëshirë të tillë e kishim unê dhe bashkëshortja ime, por rasti qe na ndodhi na ka shtyrë të mendojmê edhe njeherë mirë para se ta lëshojmê Zvicrën per t’u kethyer ne Kosovê ! Ajo qe eshte brengosëse për çdo mergimtar, êshtë mungasa e nje sistemi tê perkujdesjes shëndetësore, sistem te cilin patem rast ta shohim per tetê ditë rresht nga 1 shtatori kur bashkëshortja ime kishte pesuar sulm ne tru e deri me 8 shtator kur erdhi aeroplani special nga Zvicra per ta marr e transportuar nga Kosova në Zvicër!
Ajo te cilen nuk mund ta kuptojmë ne gjeneratat me të vjetra eshte mungesa e nje Qendre Spitalore me 24 ore sherbim me mjek specialistë të të gjitha drejtimeve! A ka më keq e më zor, kur dikujt i ndodh të ketë sulm ne tru dhe duke menduar që spitali Amerikan eshte Amerikan, shkon ora 3 e mengjesit, siç edhe eshte derguar bashkëshortja ime, por kur eshte kerkuar te pranohet dhe te reagohet me intetrvenim sa më të shpejtë ka marr ketê pergjigjen: “na vjen keq por ne nuk kemi neurolog”!?
Po te isha unë Kryeminister i Kosovës, puna e parê qe do kisha bere do t’ishte detyrimi qe ky spital i quajtur Amerikan ta ndërroj emrin duke i dhënê mundesinë pronarit, që të zgjedhte ndonje emër te ndonje shteti Afrikan, apo ndonje emer tê ndonje komesari politik të PPSH-es!
Kosova ka patur sistem mjeksor superior ne krahasim me gjitha shtetet e bllokut socialist, në Kosovë mjeku nuk ka marr 20 dollare rrogê mujore sa ka marr ne shtetet si Shqiperia e Bullgaria, por ka marr 2000- 5000 dollarê rrogë mujore dhe me vullnet e ka kryer punen e vet!
Jo vetem mjeku e profesori, por viteve 70-ta edhe punetori ne Kosove ka marr 1000 e me teper dollarë ne muaj, e jo 2 dollarë rrogë mojure aq sa ka marr kooperativisti ne Shqiperi! Dhe imagjino tani ku ka rene Kosova, duke lejuar që njerëz me fryme kooperativiste te vijnê nga Shqiperia në Kosovë që të bejne sistem shendetesor edhe ate me para të drogës!?
E pra, ta biesh punën që shëndetësinê dhe shëndetin e popullit të Kosoves ta shkerdhejnë mafiozë te ndryshem nga Shqiperia e Turqia, shtete këto te cilat deri vonë nuk kanë pas as frigoriferë e as stufa elektrike, ta sjellesh Kosoven dhe Qendren Klinike Universitare te Kosoves,- QKUK-ën nga nje spital me renome, në një gjendje ku pacienti detyrohet te dal te blej injeksione e barna neper apoteka, nga qe ne spital nuk ka, ta sjellesh një infermiere te QKUK-es ne ate pozitë te palakmueshme qe pacienti ta quaj hajneshê, duke menduar se infermierja eshte ajo qe i ka vjedhur barêrat e pacientëve, êshtë më shumë se tragjedi kombëtare!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close