Lufta gjashtë-ditore Izraelo-arabe

Fermerë, frutashitës, taksistë dhe gra u rekrutuan nga Izraeli në kohë rekord. Lufta gjashtë-ditore me botën arabe dhe zgjerimi i territoreve. Lufta gjashtë-ditore shpërtheu në 5 Qershor 1967 midis Izraelit dhe vendeve fqinje arabe, Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë. Përleshjet përfunduan në 10 qershor me fitoren e Izraelit, që zgjeroi territoret e tij, duke pushtuar Sinai, Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Lartësitë Golan. Shkrimtarët Randolph S. / Winston S. Churchill në librin e tyre “Lufta Gjashtë ditore”, kërkojnë për shkaqet e fitores së Izraelit dhe përshkruajnë se si u bë mobilizimi: Forcat e Armatosura që u vunë nën urdhërat Moshe Dayan kur u emërua Ministër i Mbrojtjes, rreth 80 orë para se Izraeli të vendosej në gjendje lufte, ishin një makinë ushtarake e çuditshme dhe unike.

Përbëhej nga fermerë, frutashitës, shofer taksie dhe biznesmenë, katër në pesë ishin qytetarë. Sidoqoftë, në mbrojtje të atdheut të tyre, formuan një nga ushtritë më të arritura që bota kishte parë ndonjëherë. Në Maj të vitit 1967 ushtria izraelite numëronte 50,000-60,000 burra ku, përveç 10,000-12,000, shërbenin shërbimin e tyre ushtarak. Në një gjendje të mobilizimit të përgjithshëm, ushtria izraelite ishte në gjendje të hidhte në betejë 264,000 trupa. Shërbimi ushtarak në vend zgjaste tridhjetë muaj (ishte rritur nga 26 muaj në Nëntor 1966). Pra, ushtarët hynin në rezervë deri në moshën 45 vjeç, dhe si përfundimi integroheshin në Mbrojtjen Civile.

Në krye të stërvitjes së Forcave të Mbrojtjes ishte Ariel Sharon (më vonë Kryeministër i Izraelit), i cili komandonte boshtin qendror të frontit të Sinai dhe ishte komandant i Brigadës Parashutiste që kishte pushtuar Mitla në 1956. Trajnimi bazë i oficerëve rezervistëv zgjaste 42 deri 58 ditë në vit, i nënoficerëve 36 dhe i ushtarëve 30. Këto numra ndryshonin sipas specialitetit të secilit rezervist. Rekrutimi i grave. Izrael ishte vendi i vetëm demokratik ku gratë thirreshin për të shërbyer në ushtri. Shërbimi i tyre zgjaste 18 muaj. Edhe pse gratë kishin luftuar në operacionet e vitit 1948, në vitin 1967, nuk formonin njësi luftarake. Sidoqoftë, shumë prej tyre ishin në ballë të luftës dhe përjetuan disa nga betejat më të vështira, si operatore ndërlidhjeje, infermiere ose duke punuar për shërbimin e inteligjencës.

Një pjesë e madhe e ushtrisë izraelite mund të mobilizohej brenda 24 orëve, dhe procesi përfundonte brenda tre ditësh. Oficerët dhe rreshterët telefononin ose vizitonin shtëpitë e burrave në njësinë e tyre dhe i njoftonin. Ata që në atë kohë mungonin nga shtëpitë e tyre, informoheshin për vendndodhjen e njësive të tyre, ndërsa në raste të tjera, persona që ndodheshin jashtë vendit bënin të pamundën që të ktheheshin në vendin e tyre. Në rast urgjence, përdorej një sistem mesazhesh të kodifikuara, të transmetuara nga radioja izraelite (Kol Yisrael), për të thirrur rezervistët. Çdo njësi shkonte në një qendër përqendrimi dhe nga atje ushtarët do të transportoheshin në kamp, ku do të merrnin të gjitha pajisjet e tyre, përveç këpucëve që i kishin me vete. Në njësitë rezervë blinduese, të cilat në rast urgjence duhej të gjendeshin të parët në fushën e betejës, uniforma dhe pajisjet e secilit ushtar ishin të varura dhe mbanin emrat e tyre, ndërsa tanket dhe automjetet gjysmë zhytëse ishin në gjendje gatishmërie, shumë mirë të mirëmbajtura dhe gati për t’u nisur. Në disa raste, gjatë luftës së vitit 1967, ishte e pamundur të shpërndaheshin armë për të gjithë ushtarët.

Disa njësi kishin tepricë burrash, pasi civilë që ishin ende në gjendje të mirë shëndetësore, por që ishin përjashtuar për shkak të moshës ose dëmtimit të rëndë në një luftë të mëparshme, paraqiteshin dhe kërkonin që të lejoheshin në ushtri. Në një njësi, burrat shtesë kishin tejkaluar njëqind. Një burrë mbi 60 vjeç, i cili kishte shërbyer si shofer i komandant Jofeyy në ushtrinë britanike, në shkretëtirën e Afrikës së Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore, u paraqit dhe lutej të mos e linin pas. Joffey i shpjegoi se ishte i mirëpritur, për sa kohë që gjente një xhip. Brenda 24 orësh, ky burrë u shfaq bashkë me xhip-in dhe të gjitha pajisjet e tij. K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close