Ministrja Haradinaj Stublla i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Mustafës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë,s Meliza Haradinaj Stublla, i ka reaguar zyrtarisht Gjykatës së Vranjës, për padinë që ajo ka ngritur ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafa, pasi ai kishte ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019

Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se ky veprim është puro politik dhe në kundërshtim me parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve etnike.

“Padia e djeshme e Gjykatës së Vranjës ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.”, është shprehur Haradinaj Stublla në reagimin e saj.

Kryediplomatja ka shtuar se Serbia në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që ka një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, ajo po vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike.

Sipas një komunikate të MPJD-së, Haradinaj ka thënë se shqiptarët e Luginës duhet të gëzojnë të drejtat e tyre dhe se kjo sjellje nuk është rruga drejt çmimit Nobel.

“Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë.Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe.”, ka përfunduar ministrja Haradinaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close