Në vitin 1935, ngritjen e memorialit serb e lejoi dhe bekoi Ahmet Zogu në shenjë falenderimi për Nikolla Pashiqin

Në vitin 1935, ngritjen e memorialit serb e bekoi dhe lejoi Ahmet Zogolli në shenjë falenderimi për Nikolla Pashiqin, që e ndihmoi të merrte pushtetin në fundvitin 1924.
Pllaka e vogël u shtua pas 4 vitesh.
“Edhe 322 luftëtarë serbë, që humbën jetën në luftën e vitit 1916. Të varrosur përkohësisht këtu në ditën e Shën Ilias 1939”
Pse u përurua kjo pllakë e vogël shtesë në ditën e shenjtorit Ilia, më 2 gusht 1939?
Serbët të frymëzuar nga projekti famëkeq i “Sërbisë së Madhe”, hartuar nga Ministri i Brendshëm serb, Ilija Grashanin në vitin 1844, kërkonin ringjalljen e ëndrrës së kahershme në ditën e emrit të babait të tyre shpirtëror, Ilija.
“Naçertanje”, ishte platforma e Ilija Grashaninit, që bazohej te programi i asimilimit, dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga trojet shqiptare dhe më pas shfarrosjen e tyre.
Pse u vendos kurora me lule e shën Gjonit te memoriali?
Shën Gjon Dibrani ishte Princ Arbëror, i cili lindi, luftoi, u vra, u varros dhe u shenjtërua në trojet e veta Arbërore.
Armiqtë e kombit shqiptar duan ta trashëgojnë. Serbët e quajtën Ivan, bullgarët e quajtën Jovan, pseudo-grekët e quajtën Joan, të paditurit shqiptarë e quajtën Shinjon, por në Ohrin shqiptar u zbulua pllaka, ku shkruhej emri i shenjtorit: GJON.
Në rrethinën e Korçës, ende ruhet emri i fshatit Gjonomadh=Gjoni i Madh.
Nëna e shën Gjonit quhej Ana ose Hana dhe ishte bijë e fisit fisnik arbëror Triballa, nga e kishte prejardhjen dhe bashkëshortja e Gjon Kastriotit, Vojsava.
Ky shenjt në Pollog quhet: Shën Gjon Dibrani i Trebishtit.
Besimtarët ortodoksë të Elbasanit me naivitet presin e përcjellin, më 22 maj grekët dhe më 4 qershor serbët, për ditën e shën Gjon Vladimirit.
Pse antishqiptari Janullatos u kurorëzua kryepeshkop, më 2 gusht 1992?
Pseudo-grekët të frymëzuar nga projekti famëkeq i “Idesë së Madhe”, hartuar nga Kryeministri Arvanitas, Jani Koleti në vitin 1844, kërkonin ringjalljen e ëndrrës së kahershme në këtë datë të shenjtë pellazgo – ilire.
“Megali – Ideja” ishte platformë, që bazohej te programi i asimilimit, dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga trojet shqiptare dhe më pas shfarrosjen e tyre.
Miqësi e pandarë:
– Ilija Grashanini & Jani Koleti
– Nikolla Pashiqi & Lefter Venizellosi
– Ireneu & Anastasi (kryepeshkopë)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close