Pirgu i Shën Gjergjit në malin e shenjt Athos (Pirg Svetog Đorđa, Arbanaški pirg )

shkruan Fahri Xharra

Mamastiri i Hilendarit është në ishullin e Halkidikit, në veriun e Greqisë. Kjo ujdhesë i ka tre t`ashtuquajtur gishta dhe Hilendari është gistin elindor i cili quhet Mali i shenjtë, Mali Athos. Sipas serbëve, rruga që duhet bërë të arritur te manastiret duhet të kalohet përtej pirgut të Kral Milutinit, dhe kryqit të Car Dushanit, kryq i cili është ngritur aty ku është pritur Cari serb.
Kjo ishte pak sipas verzionit serb, tani të kalojmë në temën që duam ta trajtojmë- Pirgu i Gjon Kastriotit, t` atit të Skënderbeut

“Pas një manastiri, gjënden rrënojat- kjo prapë sipas burimeve serbe, e pirgut shqiptar (Arbanashkog ili albanskog pirga ). Shënime të sakta , për kohën e ndërtimit të pirgut Alabanas apo pirgut të Shën Gjergjit nuk ka, ndoshta janë zhdukurdhe nuk ka dëshmi se kush e ka ndërtuar, por një gjë është e sigurt që se kë pirb e bleu Gjon Kastrioti rreth vitit 1430., babai i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të sherben si vend ikjeje në rast nevoje.Reposhi, vëllau i Skërbegut dhe Gjoni këtu i priftëruan dhe u varrosen në Hilendar pas vdekjes.

Ja një anomali që serbët në këte shkrim e thonë : “ Inače su Srbi Kastriote bili veliki ktitori Hilandara i svojim adelfatima su ga značajno pomagali.”- “ Serbë Kastriot ishin dhënës të mëdhenj për Hilendarin.” Deri në disa rreshta më sipër Kastriotet ishin Albanci tani menjëherë u bën serb ???
Pra kështu qendron varianti serb për Pirgun e Shën Gjergjit , i cili sot është në gjendje të mjerueshme si e shihni edhe në fotot e postuara. Por në një gedhendje bakri të vitit 1757 ky pirg shihet në gjendje të mirë me muret mbrojtëse.
Ky ishte varianti serbe e shpjegimit të ortodoksisë , por si e sjegon Jusuf Buxhovi çështjen serbe të mesjetës në librin e tij “ Dardania- antika dhe mesjeta” i cili u promovua dje në Gjakovë?

HISTORIOGRAFIA SHQIPTARE DUHET TË REDIFINOJË QENDRIMIN NDAJ DARDANISË DHE TË RASHËS NEMANJANE …

-Theksime nga fjala e Jusuf Buxhovitt në promovim e librit “Dardania – Antika, Mesjeta” në Gjakovë:
“Ndjehem i nderuar që jam në mesin e intelektualëve që tubon shoqata “Jakova”. Po ashtu, ndjehem i nderuar që promovimi i librit “Dardania – antika, mesjeta” fillon pikërisht në një ambient kulturor, që nga aspekti historik dhe shpirtëror, paraqet ADN-në e shqiptarizmës, që për fat të keq, gjatë këtyre njëzet viteve të fundit është degraduat shumanshëm. Libri im, që është një thellim i mëtutjeshëm i çështjeve që kam parashtruar te “Kosova” në tetë vëllime, pretendon që rolin e Dardanisë si mbretëri e rëndësishme e antikitetit, e minimizuar ose e anashkaluar qëllimisht nga historiografia jonë institucionale me ngarkesa ideologjike dhe limitet e historiografisë serbe, ta rikthejë në vendin që i takon dhe e meriton , pra si qendër e antikitetit dhe bërthamë e identitetit shtetëror arbëror-shqiptar nga mesjeta e këndej. Po ashtu, Dardania, trajton edhe aspektin tjetër, të mbetur pezull ose të keqinterpretuar nga historiografia jonë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë, rreth krishterimit dhe rolit të ortodoksisë si pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, e përvetësuar nga politika hegjemoniste serbe, e cila krishterimin ortodoks e ka konvertuar në kishë ortodokse serbe, madje me autoqefali nga shekulli XIII, gjë që është një gënjeshtër, ngaqë autoqefalia e kishës ortodokse serbe është siguruar në vitin 1923, pra pas shtat shekujsh pasi që të jetë formuar shteti hegjemon jugosllav i pranuar në

Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920. Ky falsifikim, ka ndikuar, që shteti i Kosovës, me pakon e Ahtisarit, t’ia dorëzojë “tapitë historike” Serbisë! Në pjesën e Shtojcës, paraqiten faktet dhe dokumentet e shumta bizantine dhe të tjera, që tregojnë për falsifikimet e historiografisë serbe, qoftë duke i konvertuar Tribalët në serbë dhe Rashën Nemanjane tribale në Serbi, qoftë duke konvertuar krishtërimin orotodoks, me çka shqiptarët përjashtohen dhunshëm nga hisja e tyre e madhe në të, që për pasojë ka edhe shkëputjen nga trugu i tyre historik! Theksimi i këtyre fakteve në librin “Dardania” ngre çështjen e demistifikomit të gënjeshtrave të historiografisë serbe rreth Kosovës djep të shtetit mesjetar serb, që lidhet me Rashën dhe Nemanjajt tribalë, siç ngre edhe kërkesën imediate që historiografia institucionalë në Tiranë, Prishtinë dhe gjetiu, të lirohet nga këto gënjeshtra, në mënyrë që t’i rikthejë tapitë e identitetit shoqëror dhe politik arbëror-shqiptar nga mesjeta të cilat gjenden pikërisht në hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë në rrethanat kur Bizanti po shthurej, ndërsa strukturat autonome po formësoheshin, ndër të cilat Rasha dhe Nemanjajt tribalë ishin pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi. Heshtja apo injorimi i këtyre fakteve doemos, historiografinë tonë e sjell në rolin e zëdhënësit të historiografisë hegjemoniste serbe, ndërkohë që identitetin historik të shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) e vë para rrezikimit të sprovave ekzistenciale.”

Pra, jetojmë në epokën e falsifikimeve serbe për një histori që nuk është e tyre

Fahri Xharra, 12.09.20
Gjakovë/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close