Albin Kurti:Përmes marrëveshjes,Serbia dëshiron të rinegociojë statusin e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur të dëmshme marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se zotimi i kryeministrit Hoti për moratoriumin 1 vjeçar për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare, është antikushtetuese dhe antidemokratike, si dhe është kundër shtetësisë së Kosovës.

Kurti në një intervistë për TVV ka thënë se përmes marrëveshjen së Uashingtonit, Serbia dëshiron të rinegociojë statusin e Kosovës, si territor dhe si pasuri.

“Marrëveshja që u quajt historike është e tillë që nuk ka asgjë të re, por Serbia historikisht çfarë e kemi njohur gjithmonë. Pra, një Serbi e vjetër e cila dëshiron që të rinegociohet statusi i Kosovës si territor, si pasuri dhe e ka gjetur personin që do t’ia mundësojë këtë, askund tjetër e asgjë më pak se në Shtëpinë e Bardhë. Unë jam shumë kritikë karshi projektit të hekurudhës që do të përshkojë nga Fushë Kosova në Merdare, ku ne e dimë që ekziston studimi i fizibilitetit dhe janë dhënë mjetet që hekurudha nga Hani i Elezit të shkojë në Leshak, pra në Veri”, tha ai.

“Kur e pash që kemi një zotim të kryeministrit për ta suspenduar të drejtën e Kosovës që të kërkojmë njohje të reja ndërkombëtare, unë me të vërtetë mendova që kjo është një draft-punues nga kërkesat e Serbisë sesa nënshkrim i kreut të qeverisë. Ky është qëndrim antikushtetues dhe antidemokratik, meqenëse nuk ekziston asnjë person i përveçëm që guxon të japë një zotim të tillë. Efektivisht është kundër shtetësisë së Kosovës”, tha ai.

Ai ka folur edhe për minishengenin, për të cilin ka thënë se i konvenon vetëm Serbisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close