Albin Kurti: Kosova po shtyhet prapa, projektet e Serbisë janë të vjetra

Ish-kryeministri, Albin Kurti ka thënë se projektet e Serbisë janë të vjetra, kurse me koncesione të reja, Kosova po shtyhet prapa

Sipas tij, dikur decentralizimi etnik, ndërkaq sot ‘Zajednica’ dhe ‘shkëmbimi territorial’, janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të Beogradit për ndarjen e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Kur duket që një situatë nuk po ndryshon për një kohë të gjatë, ka mundësi që bëhet fjalë për një kthim prapa që tashmë ka ndodhur.

Teksa lexoja librin “Standardet dhe Statusi” të ish PSSP-së, Joachim Ruecker, më përkujtohet se dikur decentralizimi etnik, ndërkaq sot ‘Zajednica’ dhe ‘shkëmbimi territorial’, janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të Beogradit për ndarjen e Kosovës. Ja një paragraf nga faqja 61 e këtij libri:

“Në lidhje me çështjen e decentralizimit, e cila ishte shumë e diskutueshme, plani kërkoi të pajtojë kërkesat e kundërta. Fillimisht, Koshtunica kërkoi ndarjen e plotë të Kosovës, e cila parashikonte copëtimin e saj territorial përgjatë vijave etnike. Kjo kërkesë u rrëzua gjatë negociatave dhe në vend të kësaj Beogradi propozoi krijimin e 12 komunave me shumicë serbe në Kosovë, pjesërisht të lidhura gjeografikisht, me një nivel të lartë të autonomisë, lidhje të forta ndër-komunale dhe lidhje të drejtpërdrejta institucionale me Beogradin.”

Projektet e Serbisë janë të vjetra. Me koncesione të reja, Kosova po shtyhet prapa.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close