Vjosa Osmani: Populli ynë e ai në Izrael i kuptojnë vuajtjet më mirë se të gjithë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në festën e Vitit të Ri hebraik të komunitetit hebre në Prishtinë.

Osmani në fillim të fjalimit të saj tha se populli shqiptar dhe ai izraelit e kuptojnë mirë dhimbjen e njëri-tjetrit, teksa kërkoi që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të kalojnë në një fazë tjetër.

“Këtë vit sikurse çdo festë tjetër për popujt anë e kënd botës edhe kjo festë po festohet ndryshe për shkak të pandemisë. Por, pikërisht në frymën e kësaj feste uroj që besimi miqësi, solidariteti dhe optimisti të shndërrohet në udhërrëfyes për të gjithë ne dhe po ashtu të na gjejë të gjithëve ky vit në një stad më të avancuar në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vjetësh gjatë luftës në Kosovë kur populli i Kosovës po rrezikohej nga shfarosja, ishte pikërisht Izraeli dhe shtetet tjera që i dolën në krah”, tha Osmani.

Gjithashtu kryeparlametnarja Osmani tha se s’ka dy popuj që i kuptojmë vuajtjet më mirë e më shumë sesa populli ynë në Kosovë dhe ai në Izrael.

“Është lajm dhe sihariq i mirë për të kurorëzuar një miqësi të gjatë mes dy popujve”, shtoi ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close