Grenell:Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin, por që nuk është vendosur ndonjë datë.

Kështu ka thënë ai në një prononcim për një radio serbe në Chicago, ku tha se qasja e SHBA-së ndaj dialogut ka qenë më ndryshe, në mënyrë që të arrihet diçka.

“Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi. Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”, tha Grenell.

Ndër të tjera, ai shtoi se SHBA-ja nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vetë ato, përcjellin mediat në Prishtinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close