Maqedoni e Veriut: Nëntë viktima me koronavirus, përfshirë dy të rinj

Në Maqedoninë e Veriut të martën janë regjistruar nëntë të vdekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet.

Në mesin e viktimave janë edhe dy persona të rinj të moshës 23 dhe 29-vjeçare nga Shkupi dhe Strumica.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se njëri nga viktimat ka vajtur nga kanceri ndërsa tjetri nga mbipesha.

Me viktimat e ditës së martë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 661, më shumë se gjysma e tyre nga Shkupi.

Sa i përket të infektuarve, nga testimi i 1,404 mostrave, në 24 orët e fundit janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus. Më shumë se gjysma prej tyre apo 50 janë regjistruar në Shkup, derisa numër më i vogël është regjistruar në 15 qytete tjera.

Në mesin e të infektuarve është edhe një fëmijë i moshës njëvjeçare. Ai kishte qëndruar në kopsht ditën e parë të hapjes së këtyre institucioneve të kujdesit, por ende nuk është vërtetuar nëse infektimi ka ardhur në kopsht apo jashtë tij.

Sa i përket të shëruarve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 104 persona të shëruar.

Në Maqedoninë e Veriut janë testuar 167,760 persona dhe prej tyre 15,925 janë diagnostikuar me COVID-19.

Deri tash, 13,418 janë shëruar ndërsa 1.846 janë ende aktivë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close