Presidenti Thaçi: Njohja nga Izraeli forcon miqësinë tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se festa e Vitit të Ri Hebraik këtë vit është më e veçantë, sepse këtë vit ka ndodhur njohja e Kosova nga Izraeli.

Thaçi ka folur kështu në organizimin me rastin e  Vitit të Ri Hebraik.

Ai aty ka pasur mesazhe edhe për procesin dialogues të ndërmjetësuar në Uashington, duke thënë se vetëm aty mund të ndodhë njohja nga Serbia.

“Është nder për Kosovën që këtë vit në mënyrë madhështore të shënojë Vitin e Ri Hebraik në Prishtinë, edhe përkundër Pandemisë. Sivjet kjo festë është edhe më e madhe, sepse vjen së bashku me lajmin e shumëpritur për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit. Me këtë miqësia jonë historike, tradicionale, aktuale dhe e përjetshme forcohet”, ka thënë Thaçi. “ Njohja reciproke ka rëndësi strategjike për shtetin tonë dhe Izraelin”.

Ai ka thënë se pritet të ndodhë vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Presidenti i Kosovës ka thënë se hebrenjtë dhe shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar ngjarje të njëjta në të kaluaren.

Thaçi e ka përmendur edhe njohjen nga Serbia. “Ajo mund të ndodhë vetëm në Uashington, përpjekjet e tjera janë të kota”, ka thënë Thaçi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close