Deputetja Haxhiu(AAK): Ka pasur edhe tjerë deputetë me COVID-19, por e kanë fshehur

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, e ftuar në emisionin Frontal në T7, ka thënë se ka pasur deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë fshehur se kanë qenë të infektuar me COVID-19

Haxhiu tha se këta deputetë nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë me koronavirus.

“Ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar dhe nuk kanë treguar. Gojarisht më është thënë se ka deputetë që nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë të infektuar me COVID-19”, deklaroi Haxhiu në Frontal.

Derisa ka folur për koronavirusin, ajo tha se vajza e saj është ofenduar e fyer, pasi Haxhiu e kishte bërë publike se ishte prekur nga koronavirusi.

“Vajza ime mori fyerje e kritika se unë e kam bërë publike që jam infektuar me COVID-19”, ka thënë Haxhiu./Express

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close