Forbes: Lionel Messi në klubin e miliarderëve

ATSH-AFP/ – Lionel Messi hyri në klubin e sportistëve që kanë arritur të grumbullojnë më shumë se një miliardë dollarë (840 milionë euro) nga të ardhurat gjatë karrierës së tyre, sipas revistës amerikane “Forbes”.

Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë, i cili dëshironte të largohej në muajin gusht nga Barcelona, klubi i tij i përhershëm, është sportisti i katërt që arrin këtë shifër astronomike prej një miliardë dollarë të ardhura, pas lojtarit të golfit Tiger Woods dhe ish-boksierit, Floyd Mayweather, dhe rivalit të tij të madh në fushën e lojës, Cristiano Ronaldo.

Në këtë klub miliarderësh bën pjesë gjithashtu legjenda e basketbollit Michael Jordan, i cili u bë pjesë e këtij klubi vetëm në fund të karrierës së tij, në sajë të një megakontrate me kompaninë e veshjeve Nike dhe me riblerjen e ekipit NBA nga Charlotte Hornets.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close