Kërkohet të hiqet masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:30

Rrjeti i OJQ-ve AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largoj sa më parë masën e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:30. Ky rrjet vlerëson se masa e vendosur nuk kishte asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, pos që është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

“Masa e kufizimit është prej shkeljeve të rënda që ju ka bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e konkretisht disa prej komunave të Republikës së Kosovës, ku qytetarëve ju ka mohuar e drejta e lëvizjes dhe e qarkullimit për nevojat elementare të tyre”, thuhet në njoftimin e AVONET.

Andaj, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës që të largojnë këtë kufizim që e cenon të drejtën e lëvizjes.

Poashtu, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës t’i shqyrtoj masat ndaj gastronomisë dhe t’i trajtoj me seriozitet të lartë shqetësimet e komunitetit të gastronomëve dhe të ndryshoj manualin.

“Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës duhet ta trajtojnë përdorimin e maskave në zonat jo urbane dhe të pa frekuentuara nga qytetarët, sepse kjo ju ka shkaktuar probleme serioze edhe në shëndet, por edhe atë financiar. AVONET në ditët në vazhdim do të inicoj edhe veprimet në baza të së drejtës dhe protestës ndaj masave të marrura, që disa nga masat kanë qenë kontradiktore mes gjendjes reale”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close