Kryeministri Hoti tha se në Bruksel nuk të flitet për Asociacionin,ndërsa Gjuriqi e demanton!

Vetëm pak orë pasi kryeministri Hoti tha se në Bruksel nuk të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Marko Gjuriq drejtor i zyrës për Kosovën ka demantuar atë.

I derguari i BE-së për dialog Miroslav Lajçak në profilin e tij në Twitter ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut.

Lajçak ka thënë se të dy temat janë komplekse, kështu që nesër do të diskutohet për pronat financiare ndërkaq në ditët e ardhshme rregullimet për komunitetin joshumicë.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti, janë pajtuar që negociatorët e tyre do të diskutojnë për zgjidhjen e pretendimeve për pronat e përbashkëta financiare dhe rregullimet për komunitetin joshumicë. Të dy temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja pse ne do të diskutojmë pretendimet financiare neseër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorit të zyrës për Kosovën, Marko Guriq.

“Faleminderit për pritjen e takimit. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Të paktën për palën serbe. Ai (Asociacion) që jemi rën dakord nën lehtësimin e BE 7 vjet e gjysmë më parë. Këtë”, ka shkruar Gjuriq.

Gjatë ditë Hoti kishte përjashtuar që në Bruksel do të diskutohet për një Asociacion me kompetenca shtesë.

Ndërkaq presidenti Thaçi ka thënë se hapja e këtyre temave në Bruksel është e rrezikshme për Kosovën.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close