Ministri Zemaj kritikon grumbullimin e prindërve në oborr të shkollës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot shkollën “Ismail Qemaili”ku pa nga afër se sa po respektohen masat anti-covid.

Në postimin e tij në Facebook, ai është shprehur se është shqetësues fakti i grumbullimit të prindërve në oborr të shkollës.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Gjatë vizitës në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, pash se respektimi i masave anti Covid, në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur.

Shqetesuese është grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve.

Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar.

Do të jemi çdo ditë në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione të ndryshme për të parë se si zbatohen masat anti Covid.

Respektimi i rregullave anti Covid, do të sjell sukses edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe arsimtarët!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close