Kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.