Një vaksinë potenciale kineze antiCOVID-19 që prej nëntorit

ATSH-AFP/ – Një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë e disponueshme për publikun e gjerë në Kinë që prej muajit nëntor, konfirmoi sot një zyrtare e lartë, në një kohë që gara po vazhdon mes laboratorëve nga mbarë bota.

“Progreset aktuale janë shumë të kënaqshme”, theksoi për televizionin kombëtar epidemiologia Wu Guizhen, një zyrtare e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, një organizëm i Ministrisë kineze të Shëndetësisë.

Në këtë intervistë, Wu konfirmoi se një vaksinë potenciale mund të ishtee disponueshme që prej nëntorit apo dhjetorit.

Asnjë vaksinë në botë nuk ka përfunduar ende fazën e testimeve tek njerëzit.

Një vaksinë kineze, krijuar nga laboratori CanSino Bio në bashkëpunim me shkencëtarë të ushtrisë, është ndër projektet më të përparuara.

Prodhues të tjerë kinezë janë gjithashtu në garë, si kompanitë Sinovac dhe Sinopharm. Ata së pari ekspozuan dozat e tyre anti-COVID-19 në Pekin javën e kaluar.

Dy grupet farmaceutike shpresojnë të marrin dritën e gjelbër nga autoritetet për hedhjen në treg para fundit të vitit 2020.

Nëntë vakina janë aktualisht në fazën 3 në botë. Bëhet fjalë për etapën e fundit të testimeve tek njerit para hedhjes në treg.

Një prej vaksinave më premtuese në shkallë botërore është krijuar nga gjiganti farmacuetik “AstraZeneca” dhe universiteti prestigjioz britanik i Oxford-it./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close