Presidentja e KE: Vendim historik hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

/ATSH/ -Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka mbrojtur sot vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe  Maqedoninë e Veriut,

Gjatë fjalimit të saj përpara Parlamentit Europian, Von der Leyen ka theksuar se, e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE, bën të ditur zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.

“Von der Leyen mbron vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Pisonero.

“E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Ata nuk janë vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”, ka cituar Presidenten e KE, Zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.

Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka cituar von der Leyen duke u shprehur se, “Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të Maqedonisë ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close