Prezantohen dokumentet tjera që u dërguan në zyrat e OVL të UÇK-së

Asgjë nuk ka lidhur me “Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai me Nasim Haradinajn në krah, kanë prezantuar dokumentet e arritura në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë ditës së sotme.

Në një konferencë për medie, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

“Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person që i ka parë, jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshimtarit pa emër por me shifra”, tha Gucati.

Rreth një javë më parë, në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close