Trump: Një vaksinë antiCOVID-19 mund të jetë gati brenda një muaji

ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se një vaksinë kundër COVID-19 mund të ishte e disponueshme brenda një muaji, një përshpejtim i parashikimeve të tij tashmë çuditërisht optimiste, por ai shtoi se pandemia gjithashtu mund të largohet nga ajo.

“Ne jemi shumë pranë një vaksine”, deklaroi ai gjatë një seance pyetje-përgjigje, të organizuar në sallën e një bashkie, me zgjedhësit e Pensilvanisë, publikuare në ABC News.

“Ne jemi disa javë larg për të pasur një vaksinë, ju e dini, mund të jenë tre javë, katër javë”, njoftoi ai.

Më herët, duke folur për “Fox News” Trump kishte theksuar se një vaksinë mund të ishte e disponueshme brenda katër javëve, ndoshta dhe tetë javë.

Demokratët u shprehën të shqetësuar për presionin politik të vendosur nga Donald Trump ndaj autoriteteve shëndetësore qeveritare dhe shkencëtarëve për të nxituar në miratimin e  një vaksine në kohë për të ndryshuar trendin përpara votimit midis tij dhe Joe Biden më 3 nëntor.

Ekspertët, përfshirë dhe drejtori i Institutit amerikan për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci theksojnë se licencimi i një vaksine do të ishte me shumë gjasa para fundit të vitit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close