KFOR-i mbështet Policinë e Kosovës me mjete anti-Covid

Karabinierët Italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it i dhuruan Policisë së Kosovës 22 makina gjeneruese të ozonit për të pastruar zyrat dhe automjetet nga viruset, bakteret dhe patogjenët e tjerë.

Pajisjet u financuan nga Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe do të lehtësojnë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve në Kosovë kundër pandemisë COVID-19. Në muajt e kaluar ushtria Italiane, me kërkesë të institucioneve të Kosovës, siguroi një ekip të përbërë nga nëntë anëtarë të personelit nga Regjimenti i 7-të i Mbrojtjes Kimike-Biologjike-Radiologjike-Bërthamore ‘Kremona’ që dezinfektoi mbi 50 objekte publike në të gjithë Kosovën në 34 komuna të ndryshme.

Që nga shpërthimi i COVID-19, vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë mbështetur institucionet në Kosovë në përgjigje ndaj pandemisë përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe duke ofruar mbështetje teknike, ku KFOR-i ka një rol lehtësues.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Koloneli Enio Simone, Komandant i Regjimentit MSU-KFOR, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit në selinë e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Aftësia e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes nuk është dëmtuar nga COVID-19, dhe rreth 3,500 ushtarë nga 26 kombe janë duke kryer rregullisht operacionet e tyre ndërsa zbatojnë masa të kujdesshme dhe të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të minimizuar rreziqet për anëtarët e saj dhe për komunitetet ku ata shërbejnë, në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close