SHBA-ja akuzon një person me prejardhje nga Kosova për mbështetje të IS-it

Autoritetet amerikane në qarkun e Kolombias, njoftuan se kanë lëshuar urdhër-arrest dhe aktakuzë ndaj Lirim Sylejmanit, për mbështetje të grupit militant, Shteti Islamik (IS) si dhe për trajnim nga ky grup, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste.

Sylemani, që ka lindur në Kosovë, por është shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, më 2019 ishte arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane dhe së fundmi i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që janë larguar nga shteti për t’iu bashkuar IS-it”, tha Ndihmësprokurori i Përgjithshëm, John C.Demers.

“I akuzuari është shtetas amerikan, i cili braktisi shtetin e tij dhe iu bashkua IS-it në Siri. Ai do të përgjigjet për veprat e tij para gjykatës amerikane”, tha ushtruesi i detyrës së Prokurorit, Micheal Sherwin.

Lufta kundër terrorizmit është prioritet kryesor për FBI-në, tha drejtuesi i sektorit kundërterrorizmit në këtë institucion, Jill Sanbor.

“Njoftimi i sotëm duhet të shërbejë si paralajmërim për të gjithë ata që kanë udhëtuar apo që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit për t’iu bashkuar IS-it, se FBI është e vendosur që ata të përballen me drejtësinë”, tha Sanbor.

Sipas aktakuzës, që prej nëntorit të vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, Sylejmani ka komprometuar për t’i ofruar dhe i ka ofruar mbështetje materiale dhe burime, përfshirë personel dhe shpërbime, IS-it në Siri.

Në aktakuzë po ashtu thuhet se Sylejmani është trajnuar ushtarakisht nga organizata terroriste.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close