Jo të gjithë vikingët ishin… skandinavë

ATSH-DPA/ – Renditja e ADN-së në eshtrat e vikingëve sugjeron se ata nuk kanë qenë të gjithë skandinavë, sipas një hulumtimi të botuar sot në revistën “Nature”.

“Identiteti viking nuk është i kufizuar vetëm në personat me prejardhje gjenetike skandinave”, sipas një ekipi shumëkombësh i udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti i Kopenhagës, që analizuan 442 skelete të varrosura në Europë dhe Groenlandë.

“Analiza sugjeron se në Skandinavi ka rrjedhje të konsiderueshëm gjenesh nga Europa Jugore dhe Azia, para fillimit të Epokës së Vikingëve, e cila shpesh datohet në periudhën e grabitjes së manastirit të Lindisfarne-s, në bregdetin britanik të Detit të Veriut, në vitin 793”, tha drejtuesja e hulumtimit Eske Willerslev.

Sipas Soren Sindbaek, arkeolog në Muzeun “Moesgaard” të Danimarkës, gjatë tre shekujve të ardhshëm, diaspora skandinave ngriti zona tregtare dhe qytete, që shtriheshin nga kontinenti amerikan në stepën aziatike, një terren tepër i gjerë, ku vikingët eksportuan ide, teknologji, gjuhë, besime dhe praktika./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close