Kryeministri britanik Johnson: E pashmangshme vala e dytë e koronavirusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit “është në ardhje”.

Duku folur në Oxfordshire, Johnson ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve ka qenë “e pashmangshme”.

“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimit”, ka thënë ai, mirëpo ka shtuar se “kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.

Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”, mirëpo ka vlerësuar se masat aktuale duhet të vëzhgohen.

Komentet e tij kanë ardhur pasi këshilltarët qeveritarë kanë thënë po rritet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike kanë regjistruar të premten 4,322 raste të konfirmuara me koronavirus, një rritje për gati 1,000 më shumë të infektuarve në krahasim me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për 388,412 të infektuar me këtë virus, prej shpërthimit të pandemisë.

Prej tyre 41,821 pacientë kanë vdekur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close