Një tjetër zbulim arkeologjik del në dritë në zonën e Maliqit

ATSH/ Pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopace, midis Burrës dhe Kishnikut, në bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Kulturës e cila thekson se “menjëherë, pas vënies në dijeni të këtij zbulimi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Korçë, ngriti grupin e punës, për të kryer inspektimin në terren dhe verifikimin paraprak të objektit”.

Sipas specialistëve, pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm.

Objekti paraqitet i stërgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm.

“Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren.Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna”, – tha Margariti.

Maliqi është një vendbanim me shumë periudha, prej neolitit të vonë dhe mbaron në periudhën arkaike. Kultura e Maliqit është ndër më të zhvilluarat në rajon.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close